Lulzim Basha komentoi deklaratën e Edi Ramës në Prishtinë, ku Kryeministri propozoi një President uniteti mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Basha thotë se shqiptarëve, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk u duhet një politikan më shumë.
“Nuk u duhet një politikan më shumë, nuk u duhet një hajdut më shumë. U duhet një treg i përbashkët, energjie, telekomunikacioni, sepse për turp të Zotit, sa kalon kufirin dhe flasim me njëri-tjetrin duket sikur flasim me Amerikën Latine. Kjo është përgjegjësi e politikës në të dyja anët e kufirit. Të gjithë i dijnë problemet me patatet në kufi dhe ajo çka na duhet është një politikan më shumë”, përfundoi Basha.
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit