Protesta e Kalimashit kundër pagesës në Rrugën e Kombit vazhdon jehonën për shkak edhe të arrestimeve në masë të policisë.
Në Kukës dhe në Tiranë nuk kanë munguar protestat. Situata duket e tensionuar dhe për këtë analizat Fatos Lubonja thotë se shkaktar është vetë kryeministri Rama që i trajton shqiptarët si “dele” dhe “të tredhur”.
“Mendoj që kjo që ndodhi është rezultat i politikave, i një sistemi të ngritur me qeverisjen Rama i bazuar në grabitje dhe gënjeshtra.
Megjithëse kemi një parti që e quan veten të majtë, qeverisja është në shërbim të interesave të një grupi oligarkësh ku kryeministri nuk përfill as ligjin, as debatin, as dialogun as hallet e njerëzve, por me arrogancën e pushtetit pasi ka premtuar taksa më të ulëta mirëqenie më të madhe i kthen të gjitha kokëposhtë dhe punon për oligarkët. Me oligarkët, jo vetëm punon për ta, por punon bashkë me ta dhe përdor mjetet e tyre materiale për të qeverisur vendin.
Për të realizuar qëllimet e veta përdor badigardët e pronarëve dhe jo policinë për të realizuar qëllimet e veta. Ai përdor paratë e këtyre njerëzve, që në disa raste janë edhe para krimi.
E kemi paguar njëherë me Sali Berishën “sa qimet e kokës” këtë rrugë. Tani Rama nuk pyet as ekspertët. Kur thotë “jeni dele, jeni të tredhur”. Njerëzit janë të dëshpëruar. Kjo është dhunë e nxitur nga qeveria. Trajton popullin si të kastruar,” – tha Lubonja në emisionin “Studio e Hapur në News24.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...