Një pakujdesi e vogël, fatmirësisht ka përfunduar vetëm me plagosje në Vlorë. Ka qenë një 80-vjeçar, i cili në rrethana të pazbardhura, nga pakujdesia ka qëlluar me armën gjahut, tip çifte, duke plagosur një minoren.
Materialet për mbajtësin me leje të armës së gjahut, u referuan në Prokurori, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T. H., vjeç 80, banues Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, në banesë, nga pakujdesia, ka plagosur me armën e gjahut të cilën e ka me leje, fëmijën e mitur Q. C., vjeç 15, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 89 i Kodit Penal.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...