Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit”.
“Daily Mail” gjithashtu raportoi se kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat në Fier.
“Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”, shkruan në rrjetet sociale ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi./tch

Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini