Konjufca: Dialogu në gjendje të vështirë, pa ndëshkimin e autorëve të Banjskës s’ka përparim

17:05 | 16 Prill 2026
E.H

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prevot, në një konferencë për media foli edhe për dialogun.

Sipas tij, ky besim nuk mund të rikthehet pa një hap konkret: ndëshkimin e personave përgjegjës për sulmin në Banjskë, ku u vra Afrim Bunjaku, shkruan Klankosova.tv

Ai bëri me dije se pa u zgjedhur këto nuk mund të ketë hapa të mëtutjeshëm.

“Dialogu sot ndodhet në një gjendje kogja të vështirë, për shkak të kësaj që e kam shpjegu, qysh kthehet njëfarë lloj atmosferë minimale e mirëbesimit, është që kryesit e këtij akti terrorist në Bansjkë që e vranë Afrim Bunjakun duhet me kanë në burg, duhet të jenë prapa grilave, këta nuk mund të jenë njerëzit kryesor në Serbi dhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot, kjo është bazike”, tha Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale