Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj deklaroi se nuk është zgjidhje kërkesa e protestuesve për dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Sipas Lleshajt, detyra e kreut të policisë, nuk është post politik.
“Kërkesat për dore hejën e drejtorit ë policisë janë të paarsyeshme. Ai është drejtues i administratës shtetërore. Ka përgjegjësi para ligjit, s’ka përgjegjësi politike. Është neutral. Ai jep llogari ligjore dhe shtetërore. Nëse dikush konteston Ardi Veliun ligjërisht, për disa arsye, nuk është zgjidhje dorëheqja e tij. Zgjidhja është trajtimi në rrugën ligjore i çështjes. Nëse ai ka bërë një akuzë, duhet të dënohet. Të shndërrosh çështje e një drejtuesi të policisë, si politike, është absurde. Duhet t’ju mjaftoja unë. Nëse nuk mjaftoheshin me mua, duhet të ngjiteshin më sipër. S’ka si mund të zgjedh Rama mes meje dhe Veliut. Posti im është ende bosh. Posti i ministrit dhe i drejtorit të policisë janë poste krejt të kundërta.” -tha Lleshaj./javanews/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK