Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj është shprehur se 107-vjetori i Pavarësisë na ka gjetur të goditur por jo të thyer.
Leshaj publikoi edhe një foto të flamurit shqiptar të gjetur në rrënojat e gërmadhave ku u gjetën viktima e fundit në Thumanë.
Ministri shkroi në Fcaebook se ky flamur e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.
Postimi i plotë:
28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.
Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.
Ishte ky flamur, i nxjerrë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.
Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.
Rroftë Shqipëria!

Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...