Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sonte, në studion e emisionit Opinion, deklaroi se kur Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim për të kontrolluar pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, pati një reagim të menjëhershëm nga ambasadori amerikan i asaj kohe, Jon Withers.
Llalla tha se ai shprehej çdo ditë në media, se procesi i hetimit ndaj kryebashkiakut Rama, ishte i manipuluar. Ai tregoi se në atë kohë, institucioni që drejtonte, mori hapat e duhur.
Kreu i akuzës, shpjegoi, se ambasadori Withers dyshonte se përzgjedhja ishte bërë e qëllimshme.
Llalla: Hetimi u krye i plotë në rastin konkret, pasuria e Edi Ramës, ishte e krijuar në mënyrë të ligjshme. Në rastin konkret të ambasadorit Withers, unë iu drejtova ministrit të Jashtëm të asaj kohe, z.Meta. Me të cilin patëm një bashkëpunim tepër të frytshëm, i vura në dispozicion të gjitha të dhënat dhe materialet që ambasadori amerikan përdori dhe kritikonte në mënyrë të paligjshme institucionin e Prokurorisë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6ygwkaOM5as]
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës