Ish-ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me listën me 100 emrat e zyrtarëve, të publikuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Manjanit, ky është akti i parë i diktaturës.
Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shtuar se, “reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me Vetting-un!”, shkruan gazeta Shekulli.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Akti i parë i diktaturës. ——- Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!
Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë!
Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!
I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...