Ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut, të vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor, në afërsi të fshatit Rajcë të rrethit të Librazhdit, 2200 m mbi nivelin e detit.
Janë katër liqene akullnajorë, me gjatësi e gjerësi mesatare 100 – 200 m dhe 80 – 100 m, thellësi deri në disa metra.
Janë të veçuara nga njeri tjetri prej depozitimesh morenike. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë.
Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Dallohen për botë të pasur të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë.
Kanë vlera shkencore, hidrologjike, biologjike, estetike, ekologjike turistike dhe kulturore.
Mund të vizitohen sipas rrugës rurale Përrenjas – Rajcë Skënderbej. Më pas ndiqet rruga këmbësore përgjatë shpatit lindor të malit të Shebenikut.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...