Në vitin 2016 në Shqipëri është miratuar ligji “Për Sinjalizuesit dhe mbrojtjen e Sinjalizuesve” ose të njohur ndryshe si “bilbilfryrësit”. Sipas këtij ligji pranë çdo autoriteti publikm që ka më shumë se 80 të punësuar dhe subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar caktohet një njësi përgjegjëse për sinjalizimin.
Institucioni përgjegjes për zbatimin e këtij ligji është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Në total në vendin tonë janë ngritur dhe funksionojnë 166 njësi përgjegjëse sinjalizimi në sektorin publik dhe 446 në sektorin privat.
Sipas raportit të ILDKPI për vitin 2018, ky institucion ka marrë dhe administruar 157 raporte nga sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe nga analizimi i tyre rezulton se vetëm 3 njësi përgjegjëse kanë sinjalizuar në zbatim të ligjit.
Pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë regjistruar 3 raste që lidhen me shpërdorim detyre nga ana e inspektorëve dhe 1 rast është regjistruar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Gjithashtu shpërdorim detyre rezulton edhe pranë Autoritetit Portual Durrës.
Njësitë përgjegjëse pranë sektorit privat ILDKPI ka marrë dhe ka administruar 247 raporte. Nga analizimi i tyre konstatohet se nuk janë paraqitur raste sinjalizimi pranë këtyre njësive në përputhje me parashikimet e ligjit.
Për këtë arsye deputetët e komisonit të ligjeve kanë kërkuar rishikimin dhe ndryshimin e këtij ligji me qëllim zbatimin sa më efektiv të tij.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim