Në sesionin e ri parlamentar, në fillim të 2019-ës, në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë gati drafti për miratim në lidhje me rregulloren e re për portalet informative në vendin tonë.
Gjatë një takimi që pati në Vienë, në selinë e OSBE-së, me Harlem Desir, përfaqësues për Lirinë e Medias, kryeministri Edi Rama tha se pati një diskutim të dobishëm mbi paketën Antishpifje. Diskutim që sipas kreut të qeverisë, ka vënë themele të rëndësishme në kuadrin e rri rregullator të portaleve.
Së shpejti – njoftoi ai – do të çelet konsultimi publik, dhe më tej drafti do të kalojë për diskum edhe në komisionet parlamentare dhe më tej për miratim në Kuvend pas Vitit të Ri.
“Në selinë e OSBE në Vienë me Harlem Desir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri”, -njofton Rama në rrjetin social Twitter.
Deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur ligj për mediat online, çka shpesh ka hapur rrugë për vërtetësinë e përmbajtjes në portale.

Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...