Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.
“Ligji i ri i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe eksperiencave më të mira, duhet të garantojë një Polici Shteti, e cila duhet t’i përgjigjet kërkesave të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë si në institucionin më të besuar të Policisë në vend. Është një ligj, i cili për sa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për t’iu nënshtruar konsultimeve publike. Është e nevojshme të rregullojmë qasje e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm, me qëllim që garantojmë se ushtrimi në funksionin tyre duhet të garantojnë punë me integritet të lartë, dhe që garantojnë sukses dhe besueshmëri”, tha Balla./abcnews.al
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...