Në Libohovë vazhdon të ketë lëvizje të qëndrueshme turistike edhe gjatë këtij sezoni. Vizitorë vendas dhe të huaj zgjedhin të shijojnë peizazhin karakteristik të zonës dhe qetësinë që ofron qyteti, duke e kthyer Libohovën në një destinacion aktiv gjatë gjithë vitit.
Sipas specialistit të turizmit, Arjan Cano, turistët shfaqin një interes të veçantë për të vizituar çdo objekt me status monument kulture. Kështjella e Libohovës, teqetë, shtëpitë karakteristike dhe vendet historike të zonës mbeten pikat më të preferuara, duke dëshmuar potencialin e lartë kulturor dhe historik që ofron ky territor.
“Ata kanë më shumë interes të shikojnë ndërtesa të vjetra, apo ato që kanë histori. Ka një interes shumë të madh sidomos edhe nga vizitorët vendas”, tha Cano.
Nga ana tjetër, Bashkia Libohovë po vijon punën për promovimin e atraksioneve turistike, me qëllim rritjen e vizitueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit lokal.
“Ne vijojmë të bëjmë promovime të zonave, atyre atraksioneve që janë me interes për vizitorët. Tashmë po mundohemi të hapim disa shtigje për zonat malore dhe mendoj që kjo do jetë një interes më shumë për vizitorët, për të parë natyrën dhe vendet malore”, tha ai.
Përmes aktiviteteve kulturore, promovimeve online dhe bashkëpunimeve me operatorë turistikë, bashkia synon ta prezantojë Libohovën si një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit.
/rtsh.al/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...