Nëse kërkon hapësira të bollshme publike dhe distancim social, plazhi i Tales në Lezhë është zgjedhja e duhur.
Kjo zonë turistike është shumë pak e shfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet.
Më shumë se 12 km vijë bregdetare është në shërbim të pushuesve të cilët janë kryesisht ditor.
Ata udhëtojnë nga qytete të tjera të vendit për të kaluar disa orë pranë bregdetit, pavarësisht se për shkak të pandemisë këtë vit numri i tyre është shumë i ulët.
Pushuesit vlerësojnë maksimalisht plazhin e Talës, teksa kërkojnë më shumë rregull dhe pastërti.
“Rëra është shuam e mirë, njerëz ka pak, jemi shumë të kënaqur.”
“Rëra dhe plazhi është shumë i mirë. Vetëm njerëzit duhet ta mbajnë pastër.”
Nga viti në vit bregdeti i Tales po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer një nga destinacionet e pëlqyera nga pushues vendas e të huaj.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...