Një 18-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Sinjali”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.
Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./euronews.al
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë