Babai i Fildez Hafizit, Bynjamin Hafizi, duket se e ka parandjerë fundin tragjik të së bijës dhe mosndëshkimin e ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi.
Ai i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë më 11 maj 2016, kohë në të cilën ky dikaster drejtohej nga Ylli Manjani, ku pasi i parashtronte të gjitha faktet e ngjarjes së ndodhur më 17 korrik 2015, mosndëshkimin në kohë të autorit dhe vonesat në procesin gjyqësor të divorcit, kërkonte anulimin e vendimit dhe rigjykimin e çështjes.
“Mbas 9 muajsh nga kjo ngjarje zhvillohet procesi gjyqësor i zvarritur, i heshtur, i dyshimtë, pa njoftimin e familjarëve dhe të personit të dhunuar. Nuk thirret të pyetet e dhunuara në proces, nuk dihet kush është avokati mbrojtës dhe pse është vonuar çështja për kaq muaj. Për të gjitha këto anomali dhe vonesa unë kërkoj anulimin e këtij gjyqi fals dhe gjykimin nga një trupë tjetër gjykuese, e cila do të vërtetojë të gjitha këto veprime”, thuhet në letrën e Bynjamin Hafizit, drejtuar ministrit të Drejtësisë.
Ndërkaq, në përgjigjen e mbërritur më 7 qershor 2016, thuhet se ministri Manjani ka urdhëruar verifikimin e ankesës, veprim nga i cila ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje në procesin e divorcit mes Fildez Hafizit dhe Fadil Kasemit, por janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara, shkruan TCH.
Ndërsa lidhur me kërkesën për rigjykim të dosjes penale, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk ka qenë në gjendje për t’i kthyer një përgjigje të plotë, duke kërkuar specifikime konkrete për çështjen dhe palët e përfshira në gjykim.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...