Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën që Presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgonte kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se letrën e Trump ia ka dorëzuar vetë ajo Ramës, në të cilën Presidenti i SHBA i kërkonte kryeministrit shqiptar të bashkohej me Amerikën për zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jerusalem.
“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, shkruan ambasadorja./tch

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...