Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Çullhaj, i cili u prangos pak ditë më parë, sepse i dha një vajze 12-vjeçare, një letër me përmbajtje erotike dhe me numrin e tij të telefonit.
Autori, personi që shihni në foto, i pranishëm në sallën e gjyqit e pranoi gjithë sa kishte bërë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.

Para trupit gjykues dëshmia e autorit ka qenë befasuese.
“Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellesisht për veprimin tim”- ka thënë autori, raporton “Panorama”.
Ai shton më tej se “nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe”.
“Panorma” ka mësuar edhe përmbajtjen e letrës që burri i dërgoi 12-vjeçares. “Seks sekret me pagese”- shkruhej në letrën që mori e mitura, dhe bashkë me shënimin edhe numrin e telefonit të Çullhaj.
Çullhaj, u prangos pasi i dha vajzës me iniciale A.M., 12 vjeçe, një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij.

Efektivat e Policisë së Durrësit pas kallëzimit të bërë në polici për rastin konkret kryen veprimet hetimore të menjëhershme dhe e arrestuan.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...