Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.
Në një reagim në Twitter, zyra e BE shkruan:
“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore. Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas./tch

Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri