Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm nuk vjen rastësisht, por është rezultat i institucioneve funksionale, politikave të duhura dhe një sektori privat aktiv.
“Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është rezultat i rastësisë dhe as i resurseve natyrore në vetvete. Ai është rezultat i institucioneve publike funksionale dhe i një sektori privat dinamik ku vlerësohen inovacioni dhe kreativiteti”, tha Kurti.
Ai shtoi se Kosova ka potencial të madh njerëzor, duke përmendur rininë dhe diasporën si burime të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe teknologjik.
Kurti theksoi se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e ekosistemit të inovacionit, përfshirë strategji nacionale, kornizë ligjore dhe instrumente financiare për mbështetjen e bizneseve.
“Dje në mbledhjen e Qeverisë miratuam Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, i cili është tregues i qartë i angazhimit tonë,” tha ai.
Ai përmendi gjithashtu investimet në infrastrukturë inovative, si Parku i Inovacionit në Prizren, qendra të inovacionit në universitete dhe inkubatorë biznesi në disa komuna.
Sipas Kurtit, Kosova synon të forcojë pozicionin e saj në fushën e inovacionit në rajon deri në vitin 2030, duke u mbështetur në bashkëpunimin mes institucioneve publike, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Inovacioni nuk është vetëm teknologji, por mënyrë e të menduarit dhe guxim për të sfiduar status quo-n,” tha ai në përfundim të fjalimit.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje