Sinjale pozitive vijnë nga Franca sa i përket negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Parisit tha se do të mbështesë një draft-reformë për mënyrën se si Brukseli do të menaxhojë negociatat me shtetet kandidate, potencialisht duke i hapur rrugën çeljes së bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin.
Sipas asaj që raporton media ndërkombëtare “Politico”, ministrja franceze për BE-në, Amelie de Montchalin, kërkon që reforma duhet të adoptohet përpara se të jepet drita jeshile për të dyja vendet muajin e ardhshëm.
“Në bazë të situatës që do të raportojë Komisioni Europian në mars, ne duhet të sigurohemi që kushtet janë përmbushur”, citohet të thotë De Montchalin.
Plani i ri për metodologjinë e zgjerimit do të prezantohet të mërkurën në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ministrja franceze tha se ka pasur një bisedë shumë konstruktive me zyrtarin e Brukselit, por kërkoi që procesi i integrimit të jetë i kthyeshëm.
Ndërsa saktësoi se drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të varet vetëm nga plani reformues. De Montchalin theksoi se vendimi i Francës do të ndikohet edh nga progresi në të dyja vendet dhe reformat e zbatuara.
Sa i përket çështjes së negociatave, “Financial Times” publikoi një shkrim në të cilin theksohet se plani i ri i BE-së për zgjerimin do të përfshijë investime dhe integrim të afërt me politikat, tregjet dhe programet e Bashkimit Europian. Gjithashtu media ndërkombëtare thekson se reforma e re e Brukselit shton shanset për një dritë jeshile për negociatat me Tiranën dhe Shkupin./a2
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...