Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.
Ndërkohë mësohet se PS ka dërguar dy propozimet për komisionin e parë. Deputetët Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë dy deputetët që vijnë nga selia rozë, ndërkohë LSI më herët ka propozuar emrin e Luan Ramës për të qenë pjesë e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto tre propozime plotësojnë vendet e mazhorancës, ndërkohë opozita ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë asnjë emër.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendi, rendi i ditës parashikon dy projektvendime: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të projektvendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”.
Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) beri te ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv për 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë në listën përfundimtare që do të verifikohet nga Kuvendi.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...