Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste, tha se Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian, jo prej kohës, por prej vizionit dhe përpjekjes së jashtëzakonshme ndër këto të vite të kësaj partie.
Sipas Ramës anëtarësimi në BE nuk shihet më si një ëndërr që s’do të realizohet kurrë.
“Kuvendi kombëtar rinor, plot 100 ditë nga fitorja e jonë 10 radhazi. 100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e vajzave, djemve, grave, burrave, forca e përbashkët e shqiptarëve në qytet dhe fshat, Shqipëri dhe diasporë, PS e Shqipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Atë majë do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar aty ku është oborri i shtëpisë së familjes evropiane, ku do të hymë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh, anëtarë të BE.
100 ditë nga sot, shqiptarët dhe jashtë Shqipërisë do të na mbështesin më shumë se asnjë herë më parë. Jo thjesht se jemi më të mirët, dhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse si asnjëherë tjetër, Shqipëria i është afruar asaj maje dhe shqiptarët që të gjithë e di mirë se atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë …arrihet në këmbë si një realitet konkret i prekshëm dhe jo si ëndërr që nuk realizohet kurrë, nuk e afroi koha por vizioni dhe skuadra, përpjekja jonë e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve. Që kur morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri, në të gjitha drejtimet…”, u shpreh kryeministri. Rama/abcnews.al
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...