Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.
Po ashtu gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:
Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.
Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.
Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”./atsh.al
KE-ja ua ndan rreth 160 milionë euro Shqipërisë, Maqedonisë ...
Pacolli: Aeroportin — le ta marrin, unë nuk dua të luftoj me...
Vitia: Qytetarët që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për s...
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...