Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot nen për nen dhe në tërësi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit më datën 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Këtë projektligj e votuan 75 deputetë të Partisë Socialiste. Ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Ndërkohë u rrëzua propozimi i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe, i cili kërkoi që për lojërat e fatit (kazinotë që do të stacionohen vetëm në hotele me 5 yje) të kenë një normë më të lartë taksimi, nga 15 përqind që është aktualisht në 30 përqind.
Deputeti Braçe iu referua disa vendeve të BE, të cilat i taksojnë këto aktivitete në masë më të lartë se Shqipëria.
Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkoi që ky propozim të përfshihej në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj.
I të njëjtit mendim me ministrin Ahmetaj, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se propozimi i Erion Braçes të përfshihet në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj.
Ligji për mbylljen e basteve dhe kazinove pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. /ATSH
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...