Kuvendi ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin për Policinë e Shtetit. Ndërkohë në seancën e sotme Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e komisionit të Posacëm i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.
Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.
Gjithashtu mazhoranca në seancën e kësaj të enjte ka miratuar me 94 vota pro marrëveshjen prej 15 mln eurosh me BERZH.
Rafael Leao shpërthen në rrjetet sociale, Milan mendon për s...
Gjermania ashpërson kontrollin ndaj çmimeve të karburanteve
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...
Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,...