Një konflikt pronësie ku janë përfshirë 4 persona raportohet se ka ndodhur në Krujë.
Në pranga janë vënë 2 persona, kushërinj me njëri-tjetrin, Sh.V 40 vjeç dhe D.V 29 vjeç nga Kruja ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit N.V 69 vjeç dhe S.V 69 vjeç.
Sipas policisë “Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”./oranews
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren