Mbrëmjen e së premtes qyteti i Gjirokastrës u trondit nga një shpërthim tritoli që ndodhi në një banesë, në lagjen ‘Granicë e sipërme’.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive në vilën 3 katëshe u shkaktuan vetëm dëme materiale, si dëmtimi i garazhit, kangjellave të jashtme dhe xhamave të pallateve rrotull.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po heton për të gjetur autorin, teksa është zbuluar se banesa është në pronësi të një biznesmeni të njohur nga qyteti i gurtë.
Ai quhet Ndërtim Muxhaj, por njihet gjerësisht me emrin Kleo Bello.
Mësohet se biznesmeni ka në pronësi një autobus të dhënë me qira në një linjë të trasportit Gjirokastër-Tiranë. Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja nuk ka lidhje me këtë biznes të tij, cështjen e licencave apo sherrin e ndodhur para disa netësh te ‘Ura e Lumit’ mes shoferëve për pasagjerët.
Ndërkohë, bëhet gjithashtu e ditur se Bello ka në pronësi edhe një lavanderi në Gjirokastër.
Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen që ndodhi në kryeqendrën e jugut të Shqipërisë./shqip/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...