Në Gjykatën e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Elbasan çdo vit regjistrohen qindra raste të kërkesave për zgjidhje martese.
Pra çdo vit qindra familje shkatërrohen.
Ekspertët thonë se në shumicën e rasteve janë gratë ato që ndërmarrin hapin ekstrem të kërkesës për divorc.
Por cilat janë shkaqet?
“E para, sepse ato ndjehen më të dhunuara. Dhe për të mbrojtur familjen, fëmijët, faktori ekonomik dominon mbi të gjithë faktorët e tjerë. Ka edhe nga ata bashkëshortë që edhe ato pak të mira materiale që fitojnë për familjet e tyre i lënë në lojërat e fatit. Këto dy vitet e fundit, në Elbasan, ka qenë një pikënisje kryesore për të gjithë proceset për zgjidhjen e martesës”, shprehet avokati Demir Çiftja.
Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan, vetëm gjatë vitit 2017 janë bërë 576 kërkesa për zgjidhje martese, ndërsa në tremujorin e parë të 2018 kanë kërkuar divorc 154 persona.
Statistikat vijnë gjithmonë e në rritje siç po shtohen edhe lojërat e fatit dhe kazinotë. Aktualisht në bashkinë e Elbasanit ushtrojnë aktivitetin e tyre 395 kazino, lojëra fati e baste sportive./t.ch
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...