Ndërkohë që në Kukës po përgatitej fillimi i protestës për taksën në Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama, nga Vlora njoftoi se tashmë kuksianët do të kenë mundësi të fluturojnë lirë.
Kryeministri tha se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit, të cilit do t’i garantohet një fluks i lartë, për shkak të tarifave të ulëta të fluturimit.
“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë. Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, deklaroi Rama./Top Channel
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave