Në prag të zgjedhjeve të lokale të së dielës, në Shqipëri, anëtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, porositë shqiptarët për zgjedhje sipas standardeve dhe vlerave demokratike evropiane.
“Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian. Unë shpresoj se Shqipëria do të arrijë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhjet e tilla mund të kontribuojnë në forcimin e demokracisë lokale, në besimin e votuesve dhe përfaqësuesve të tyre”, ka thënë Kukan, në deklaratën e tij.
Ai i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve të respektojnë ligjin dhe proceset zgjedhore dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike dhe të vendit të tyre.
“Në këtë drejtim, unë kujtoj edhe marrëveshjen ndërpartiake nga dhjetori i 2014-ës, e cila thërret për parandalimin e individëve me të kaluar kriminale nga mbajtja e posteve publike”, ka thënë ai.
Kukan ka treguar se Parlamenti Evropian ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor.
“Unë shpresoj se politikanët dhe votuesit shqiptarë do të rikonfirmojnë këtë fundjavë angazhimin e tyre për standarde dhe vlera demokratike evropiane”, thuhet në fund të deklaratës së Kukan, drejtuar klasës politike dhe qytetarëve të Shqipërisë, para zgjedhjeve lokale të së dielës.
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...