Temperaturat disa gradë nën zero dhe moti i paqëndrueshëm ka rikthyer gjatë natës reshje të dendura dëborë në zonat Veri-Lindore dhe Jug-Linodre.
Si pasojë e dëbores njoftohet se disa akse rrugore kalimi bëhet me vështirësi ndërsa në disa të tjera duhet me patjetër përdorimi i zinxhirëve.
Njoftimi:
Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës:
gjatë natës ka pasur reshje shiu. ?Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.
Në Qarkun Korçë:
gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,? qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.
Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në Rajonin Qendror Tiranë:
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm,? të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në Rajonin Verior Shkodër:
në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.✅
Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë