Kryeministri Edi Rama është shprehur në rrjetet sociale për operacionin e kthimit nga Siri të fëmijëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Ai ka shkruar se nëse gjithçka shkon sipas planit atëhere nesër kthehen 4 fëmijë shqiptarë, duke i hapur rrugën fazës së dytë.
Sot Gjysmëhëna e Kuqe siriane sot dha lajmin me anë të një video se ka filluar operacioni humanitar për të kthyer në Shqipëri me kërkesë të qeverisë fëmijët shqiptarë dhe familjarët.
“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë
Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan kryeministri./Lapsi.al/
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...