Dashamir Hysen Kovaçi rikthehet në Shqipëri pas 27 vitesh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dashamiri është djali i poetit Bajram Hysen Kovaçit, antikomunist nga Dibra i dënuar nga regjimi me 25 vjet heqje lirie, për agjitacion e propagandë. Djali i Ifete Kovaçit dhe vëlla i Teuta dhe Arben Kovaçit të cilët u internuan në fshatin e thellë dhe të izoluar të Tiranës, Vrap.
Një familje e shkatërruar psikologjikisht, fizikisht dhe moralisht për shkak të bindjeve kundër regjimit. Dashi ishte talent në pikturë, ëndërr e cila nuk u realizuar kurrë. Talent i shkëlyqer në pikturë, më i miri, por që sot për të mbetet vetëm kujtim i një të shkuare të trishtë, shkruan Silvi Bardhi.
Plani për vrasjen e Enver Hoxhës
Dashi, siç e quajmë ne në familje, vuajti 16 vite në burgun e Spaçit, i dënuar pak vite më vonë, pas arrestimit dhe burgosjes së të atit Bajram Kovaçi, poet dhe personalitet i respektuar.
Dashi, djali i madh i familjes Kovaçi, kuptoi në vegjëlinë e tij se sistemi komunist po vriste me vetëdije familjen, ekonominë dhe të ardhmen e tij.
Ndaj më rrëfen sot pas 27 vitesh, arsyen e arrestimit.
Planifikoi të vriste Enver Hoxhën, në 29 nëntor të vitit 1973. U përgatit fizikisht, ka ushtruar për rreth tre vjet rresht duke menduar gjithçka, me të vetmin synim, eleminimin e diktatorit. Planin nuk e ndau me askënd, pasi si një familje e persekutuar me babanë të dënuar nga regjimi, ishte i rrethuar nga informatorë të regjimit.
Do të vendoste dinamit në blloqet e betonit ku do të qëndronte dikatori gjatë paradave. Madje edhe një plan B. Do të tentonte të vetëvritej bashkë me diktatorin. Por fatkeqësisht plani i tij dështoi në çastet e fundit nga agjentët e sigurimit.
Në 22 shkurt të vitit 1974, Dashi u arrestua me akuzën e tentimit të vrasjes së Enver Hoxhës.
Vuajti 16 vite me radhë, dhunën fizike, rrahjet, torturat në ngrica e temperatura të larta, tentim-vrasjet në galeritë e minierave, kurthet e “miqve” spiunë brenda burgut, mohimin me detyrim të familjes, arsimimit dhe përbuzjes së rrethit të njerëzve.
Torturat
“Një prej torturave ishte prehja e një shkopi të cilën na e vendosnin në fyt. E prehnin aq fort sa me të mund të vdisje në vend. E vendosnin në kraharor dhe e lidhnin shtrënguar me majën drejtuar drejt fytit, sa nuk kishe mundësi të ulje kokën, pasi vdekjen e kishe të sigurt. Na drejtonin kokën nga dielli përvëlues i verës. Shumë tortura. Një tjetër rast, më kërkonin që të arratisesha. Shoku im i burgut e kërkonte me ngulm. Unë i thoja, nuk arratisem, sepse kam nënën, motrën, vëllain në internim. Çfarë do të ndodhë me ta?? Nuk mund të largohesha. Më pas nuk e di si më bindi, dhe përballë meje kisha një kodrinë. Mendova se zona ishte e pastër. Nuk shihja njeri. Pasi eca pak drejt kodrinës, pash një shkëlqim helmete dhe aty kuptova se ishte kurth për të më vrarë. Shkëlqimi i diellit mbi helmetë më shpëtoi jetën për të disatën herë brenda burgut”, rrëfen me qetësi.
“Kam vizituar Shtëpinë e Gjetheve, më thotë. Kam parë emrin tim dhe të babait tim në shumë emra të përnjekurve politikë. Kam vënë re edhe një Piramidë e cila ilustronte qeverinë e asaj kohe. Vura re se piramida në majë të saj kishte Enver Hoxhën, si drejtues i shtetit në atë kohë. Enver Hoxha nuk duhej të ilustrohet edhe sot në majë të asaj piramide, atje në Shtëpinë e Gjetheve, Piramida e tij duhet të jetë e përmbysur”, rrëfen i indinjuar.
Kujtimet në vegjëli me Dashin
Mbaj mend takimin tonë të parë. Isha 9 vjeç dhe ende nuk kisha kuptuar se ç’po ndodhte me sistemin komunist. Në familjen tonë nuk u mbajt kurrë busti i bardhë prej gëlqere e diktatorit, asnjë foto e tij, asnjë libër me kopertinë të kuqe, asnjë shenjë që identifikonte politikën e kohës, përveç orendive shtëpiake të cilat ngjasonin në çdo familje, me kurime modeste nga duart e arta të babait tim.
Kjo derë ishte e hapur për njeriun i cili simbolizoi në sytë e mi, si fëmi, sakrificën, durimin, vuajtjen, dhe mënçurinë.
Dashi doli nga ajo derë e burgut që i mori jetën, rininë, familjen dhe të ardhmen, me njohuri të shkëlyqera në 9 gjuhë të huaja.
U rikthye i buzëqeshur, madje edhe sot buzëqeshja e tij nuk ka humbur.
E habitshme, por e vërteta është kjo. Sot Dashi është rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë mbi dy dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me dëshirën për të jetuar dhe kontribuuar në atdhe më rrefeu një tjetër pasion të fshehur të tij, natyrën. Dhe mbi këtë rrëfim unë e përlotur pata kënaqësi të bisedonim gjatë…, shkruan Silvi Bardhi. /Gazeta Shqiptare
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok