Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerësoi raportin mbi veprimtaritë publike për periudhën 20 prill – 26 prill 2025.
U vendos fillimi i shqyrtimit administrativ ndaj: Muzeut Historik Kombëtar; Bashkisë Vlorë; Bashkisë Belsh. U vlerësuan raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën 28-29 Prill.
Nga monitoruesit janë dorëzuar 10 raporte shkeljesh, nga të cilat: 8 raporte me shkelje, në bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë dhe Sarandë, për hapje të zyrave zgjedhore në një distancë më të vogël se 300 metra nga vendndodhja e QV-ve, VNV-ve dhe KZAZ-ve, në kundërshtim me nenin 5, pika 1, të udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ; 2 raporte me shkelje në bashkinë Belsh, për vendosje të materialeve propagandistike në fasada banimi, në kundërshtim me nenin 3, pika 2 të udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ.
Subjektet zgjedhore u urdhëruan të heqin materialet propagandistike nga zyrat zgjedhore afër QV-ve, VNV-ve dhe KZAZ-ve brenda një afati 24 orësh. Në rast moszbatimi, do të urdhërohet Policia Bashkiake për largimin e tyre.
U shqyrtua administrativisht denoncimi nr. 130, nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, për mosmarrjen e vendimeve dhe mospublikimin e vendimeve të Kryetarëve të Bashkive, për vendet e afishimit të materialeve propagandistike për fushatën zgjedhore. Vendimi do të shpallet në seancën e radhës.
Gjithashtu, u shqyrtuan administrativisht denoncimet nr. 134 dhe nr. 135 nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, lidhur me vendimmarrje të paplota të kryetarëve të bashkive për vendet e afishimit të materialeve propagandistike për fushatën zgjedhore dhe me mospublikimin e vendimeve të kryetarëve të bashkive për vendet e afishimit të materialeve propagandistike. Shqyrtimi administrativ do të vijojë pas administrimit të provave nga bashkitë.
Ndërkohë, u pushua shqyrtimi administrativ i denoncimit nr. 139, për vendosjen e një posteri nga kandidati i subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” në një godinë, pasi nga verifikimet e monitoruesit rezulton se materiali propagandistik është hequr.
Në seancën e sotme u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së një qendre votimi në bashkinë Durrës./atsh.al
Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria i përket BE-së, të vazhd...
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të e...
Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aiv...
Pesë kërkesat që Trumpi ia bëri liderit të Sirisë
Zanetti: Interi është skuadër e madhe, besuam deri në fund
Momenti kur influencerja nga Meksika vritet derisa ishte liv...