Kryetari aktual i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani e ka lënë të nënkuptuar fare qartë se përse ai nuk do të jetë më kandidat për bashkinë.
Me daljen e përgjimeve të BILD, ku influenca e grupit kriminal të Avdylajve del akoma dhe më hapur, Kokomani i është përgjigjur pyetjes së gazetarit kur ky i fundit i ka kërkuar arsyen e moskandidimit. Kokoma iu përgjigj me një pyetje gazetarit, duke i thënë “akoma s’e keni gjetur arsyen ju”
BISEDA
Gazetari Sokolaj: Keni njohje personale me Avdylajn?
Kokomani: Unë i njoh dhe babën atij, ne njihemi, unë njoh mbi 60% të komunitetit tim, jemi banorë autoktonë të zonave të Shijakut, i njoh të gjithë, emrat edhe mund t’i ngatërroj por mbiemrat e fiseve jo.
Avdylaj ka qenë i privuar nga liria në kohën e fushatës sime elektorale, nuk kanë qenë pjesë e fushatës sime.
Gazetari: Pse ky person lobon për emrin e Ilir Ndraxhit?
Kokomani: Unë nuk jam faktor që ve dhe heq emra në listë. Janë të tjerë njerëz. Unë isha një kryetar bashkie.
Gazetari: PS ka zgjedhur një klandidat tjetër për bashkinë e Shijakut, cila ka qenë arsyeja që ju nuk u rikandiduat për zgjedhjet e 30 qershorit?
Kokomani: Po ju arsyen akoma s’e gjetët? Një arsye mund të ishte dhe kjo. Unë s’kam lidhje me asnjë nga këta, unë i shërbej qytetit tim.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...