Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit shqiptar, Niko Peleshi, ngriti shqetësimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë, në Kongresin Amerikan, Peleshi e cilësoi rajonin një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja.
“Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga euro-atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet ai.
“Siguria ka kosto dhe përgjegjësia duhet ndarë”! Me këtë mesazh, kryeparlamentari Peleshi kujtoi vendimin e Samitit të NATO-s në Hagë për rritjen e investimeve në mbrojtje, duke theksuar se edhe Shqipëria po e ndërmerr një hap të tillë.
“Këtë vit ne po investojmë 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me një trajektore të qëndrueshme në rritje në vitet e ardhshme, për të përmbushur udhëzimet e dakordësuara”, thotë më tej.
Në Forumin, ku merrnin pjesë senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë dhe personalitete të larta ushtarake amerikane, Peleshi nënvizoi se partneriteti Shqipëri-SHBA është strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...