Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme.
Kryebashkiaku Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e sotme për të drejtuar socialistët e Tiranës.
Arritjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi bindshëm dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës.
Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë./Top Channel/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje