Kryeministri Edi Rama, të martën, i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, foli ndër të tjera edhe për paketën anti-shpifje.
Edhe pse kryeministri është shprehur më herët se në paketën anti-shpifje nuk do ketë burg për gazetarët, ai ka përmendur burgun në emision.
Sipas tij, nëse do dënohej shpifja shumica e gazetarëve do ishin në burg.
“Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësimit e vuri prap. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeministrin. Por këto që bëni ju është e paimagjinueshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët”- tha Rama.
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...