Monika Kryemadhi zhvilloi mëngjesin e kësaj të shtune një takim me banorë të njësisë 8.
Drejtuesja e LSI nuk nguroi të akuzojë qeverinë se e ka zhytur ekonomine në krizë. Sipas saj ndihmat e qeverisë në kete vit pandemie kane qene inekzistente.
“Mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdowni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë. Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social.”, tha Kryemadhi./vizion plus
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...