Legjislatura e ardhshme parlamentare në Shqipëri mund të jetë një pasqyrim i Italisë së viteve ’60-’70.
Shqetësimi u ngrit në studion e “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe nga ish-kreu i KQZ, Çlirim Gjata.
Gjata: Sistemi është ndërtuar i tillë, që të abuzosh me finacimin dhe të mos kontrollohesh. Ben Blushi ka thënë që e tërë fushata e të gjitha partive shkon 100 milion euro. Paraja e pisët që përdorej solli elementin kriminal. Nxorëm një ligj, mund të vimë një ditë dhe t’ia bëjmë zotit Biba kurrizin më të butë se barkun nëse lejon 1 cm të kalojë nga ligji i dekriminalizimit se është bërë luftë për atë ligj. Duhet toleracë zero, është për turp dhe fatkeqësi për ne dhe fëmijët tanë që elementë kriminalë të hyjnë në Kuvend dhe të bëjnë ligjet për ne, të bëjnë Kushtetutën.Ky element kriminal nuk është se do hyjë prapë në Kuvend por kam frikë se do kthehemi në situatën e Italisë së viteve ’60-’70, situatë mafioze. Elementët mafiozë, kriminalë do paguajnë jo më veten e tyre por një person tjetër që nuk ke ku e kap. Me paratë e tyre do hyjë një person tjetër që do u shërbejë këtyre. Pra mund të shkojmë në një shkallë më lart, një situatë kriminale shumë më e ndërlikuar që nuk ka ligj dekriminalizimi që e kap. Kjo luftohet përmes transparencës së financimit të fushatave zgjedhore, luftës ndaj parasë së pisët. Mos harrojmë situatën e drogës që kaluam në 2015-2016, e gjitha prodhon financim të pisët nëpër fushata.
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...