Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, zhvilloi sot një seri bisedash politike në Tiranë, ku u takua me figura të larta të qeverisë dhe institucioneve shqiptare.
Në këto takime, ministri Krichbaum u prit nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, zv. ministrja e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho.
Në fokus të bisedave të ministrit Krichbaum ishte avancimi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë takimeve, Krichbaum theksoi përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave të nevojshme për t’u integruar më shpejt në BE, duke vlerësuar potencialin e madh të vendit për të arritur këto objektiva.
Në mbyllje të takimeve, ministri i Shtetit Krichbaum theksoi se “Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së”.
“Ne shohim potencialin e madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por gjithashtu sfidat që ajo përballet, si komb, si rajon dhe si pjesë e procesit ndërkombëtar të anëtarësimit. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë”, theksoi ai.
Ministri i Shtetit për Evropën shtoi se Shqipëria po kalon një moment kyç në rrugën e saj drejt BE-së dhe se është e domosdoshme që reformat të vazhdojnë me vendosmëri, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe në luftën e paepur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes dhe bashkëpunimit të të gjitha institucioneve dhe aktorëve të vendit në këtë proces.
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...