Kryetar i shoqatës “Vatra”, Bora Zukali, është shprehur se në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë.
Ai theksoi se deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.
Më tej ai shtoi se dy pallate në Adanas ku jetonin shqiptarë, janë shembur por nuk dihen detaje për të lënduar apo për viktima.
“Në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi jetojnë 12 milion njerëz. Në ato zona, të paktën jetojnë 50 mijë shqiptarë. Ka shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Çamëria. Kemi pasur komunikime. Nuk ka të lënduar. Vetëm në qendër të Adanas, në dy pallate ku jetojnë shqiptarë të Sanxhakut janë rrëzuar, por nuk dimë me detaje”, tha ai./Euronews Albania/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA