Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët mbi ecurinë e përgatitjeve të procesit të zgjedhjeve për Kuvend, të datës 11 Maj, Celibashi informoi se deri më tani KQZ ka përfunduar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për 8 qarqet, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë, Berat dhe Kukës.
Ai tha se janë në proces qarqet Fier, Elbasan, Tiranë dhe Durrës
Sa i përket identifikimit elektronik, Celibashi tha se KQZ është në përfundim të procesit të përgatitjes së të gjitha pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) që do të përdoren për identifikimin elektronik të zgjedhësve ditën e votimit.
Kreu i KQZ-së tha për gazetarët se në fundin e kësaj jave fillon shpërndarja e PEI, pasi bëhet veçmas nga pjesa tjetër e materialeve.
Në materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në të gjithë vendin përfshihen, fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor./atsh
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026