Merr fund debati për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2017″. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë buxhetin e ri për zgjedhjet e vitit 2017″, në zërat e të cilit nuk është parashikuar asnjë lek për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje.
Edhe pse nuk priteshin surpriza për votimin dhe numërimin elektronik, pasi diskutimi për amendimin e Kodit Elektoral ka mbetur në nivel deklaratash e retorikash politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar dje buxhetin e ri zgjedhor, i cili ka shifrën e 733 milionë lekëve të rinj, ose thënë ndryshe rreth 6 milionë dollarë.
Buxheti i zgjedhjeve, zërin e saj më të madh ka atë të pagave dhe shpërblimeve të punonjësve të përkohshëm, i cili kap vlerën e rreth 275 milionë lekëve, ose rreth 2.1 milionë dollarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë rreth 342 vende të reja pune, në të cilat do të punësohen specialistë me kontratë të përkohshme. Për këtë kategori punonjësish, KQZ ka parashikuar që paga e tyre të jetë e barabartë me pagën e një specialisti në institucionet e vendit, si ministri apo Kuvend.
“Me vendimin nr.16, date 17.01.2017″, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar strukturën e personelit shtesë të KQZsë për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017″. Në të njëjtin vendim është përcaktuar edhe kohëzgjatja e kontratës, si edhe kategoria e pagës për secilin pozicion.
Punonjësit e përkohshëm do të paguhen mbështetur në VKM Nr.589, datë 17.07.2013, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.545, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave’. Nga ana e drejtorisë së Financës është bërë llogaritja e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore në përputhje me VKMtë e sipërcituara, si edhe legjislacionit tjetër që përcakton masën e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale.
Në total për procesin e ardhshëm zgjedhor është parashikuar të punësohen në total 342 punonjës me kontratë të përkohshme. Kostoja totale e pagave të personelit të përkohshëm është 68.8 milionë lekë”,thuhet në relacionin e buxhetit.
Ndërkohë që duke llogaritur dhe pagesat për kryetarët dhe anëtarët KZAZ-ve, komisioneve të votimit, grupeve të numërimit, monitoruesve dhe bordit të medias, “kosto totale e shpërblimeve është 216.4 milionë lekë”./panorama/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit