Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës.
Rasti i parë është bashkëshortja e një biznesmeni, D.K. i cili rezultoi pozitivë dy ditë më parë sëbashku me 3 të tjerë.
NJVKSH në Përmet mori sot në mëngjes tamponin e bashkëshortes së tij, teksa këtë mbrëmje erdhi dhe përgjigja pozitive.
Ndërkohë rasti i dytë u shënua sërish këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës ku një 53 vjeçar është infektuar nga COVID-19.
Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 2,189 të infektuar ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 67 raste të reja.
Ndërsa numri i vikitmave ka shkuar në 74 teksa 2 viktima të reja u shënuan këtë të shtunë (4 korrik)./oranews
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...