Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme, ngjarje ku është përfshirë një makinë policie raporton noa.al.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig.
Policia tha se një automjet i policisë tip “Ford”, dyshohet se ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit