Kontrollorë turq në Rinas/Kanë mbërritur që mbrëmë nga Podgorica

14:09 | 8 Prill 2021

Pas dy ditëve në një situatë të pazakontë, më në fund vendi do t’i rikthehet normalitetit.

Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica.

65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin. Gjithashtu është krijuar sjellë kaos, ku dhjetëra qytetarë presin që nga dita e djeshme të fluturojnë në destinacionin e planifikuar.

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije nga Rinasi pak më parë se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar. Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale tha ministrja./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara