Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit janë konstituuar KZAZ-të në 10 qarqe të vendit.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se nesër do të vijojë konstituimi për Qarkun Tiranë dhe Durrës.
Në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve ka anëtare nga PS dhe anëtarë të përzgjedhur kryesisht nga KQZ. Anëtarët e zgjedhur kryesisht nga KQZ, u vunë për shkak se PD dhe LSI nuk dërguan propoozimet për vendet që u takonin sipas ligjit në KZAZ, në afatin ligjor.
Anëtarët e KZAZ-ve të caktuar nga KQZ kryesisht, janë njerëz jo pjesë e partive politike. KZAZ janë komisione të nivelit të dytë në procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit